
Kamerat e sigurisë së një shtëpie kanë kapur momentin e rëndë kur punonjësja e Amazon për shpërndarjen e pakove rrahu një grua, pasi ajo iu ankua për vonesën e porosisë së saj.
21-vjeçarja Itzel Ramirez u arrestua menjëherë pas dhunës së ushtruar ndaj 67-vjeçares, e cila u filmua e gjitha nga kamerat.
Në video shihet gruaja që diçka i thotë punonjëses së Amazon, e cila lëshon pakon në tokë dhe godet disa herë me grushte të moshuarën. (A2 Televizion)