
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka qenë i ashpër ndaj të majtëve dhe Joe Biden, rivalit të tij të drejtpërdrejtë që e mposhti në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar.
“Joe Biden dhe e majta radikale po shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Trump në fjalimin në fund të konventës së Partisë Republikane që u mbajt në Karolinën e Veriut.
“Po i ndërpresin fondet policisë, emigracioni i paligjshëm po shpërthen sërish, papunësi është jashtë kontrolli”, deklaroi mes të tjerash Trump.
Ai i ftoi amerikanë dhe republikanët që të bëjnë gjithçka për t’i mundur rivalët që në zgjedhjet e mesit të mandatit, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.
'Liria jonë po kërcënohet nga kultura mohuese e krahut të majtë dhe administrata e Biden po mbështet teorinë toksike të racës dhe të diskriminimit të paligjshëm në shkollat e fëmijëve tanë. Tani më thoni. Do ta pranojmë këtë? Joe Biden dhe demokratët socialistë janë administrata e krahut të majtë më radikal në histori. Edhe Bernie Sanders do ta besonte këtë gjë. 'Mbijetesa e Amerikës varet nga aftësia jonë për të zgjedhur republikanët në çdo nivel, duke filluar me zgjedhjet e mesmandatit vitin e ardhshëm", tha Trump. (A2 Televizion)