Viktima nga një sulm rus në Zaporizhia, Zelensky: Krim lufte i Rusisë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 21:56 | Bota
Viktima nga një sulm rus në Zaporizhia, Zelensky: Krim lufte i

Tre persona janë vrarë si pasojë e një sulmi rus në qytetin e Ukrainës jugore, Zaporizhia, të mërkurën. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

 “Zaporizhja. Tjetër sulm terrorist nga rusët. Raportohet se deri tani kanë vdekur tre njerëz. Operacionet e shpëtimit kanë nisur. Dhe ky krim lufte i Rusisë me siguri do të përballet me dënim”, tha Zelensky në rrjetet sociale.

Ai e postoi një video e cila shfaq një kishë të dëmtuar pjesërisht, në oborrin e të cilës shihet flakë dhe tym. Në të shihet edhe një ndërtesë tjetër e dëmtuar rëndë dhe duke u djegur, si dhe një fushë e dëmtuar e bejsbollit.

https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1689329656481103872

Yuriy Malashko, kryetar i rajonit Zaporizhja, tha se Rusia i ka sulmuar “kishën dhe dyqanet e rrobave” në rrethinën Shevçenkivski.

“Mjekët janë duke i trajtuar të plagosurit. Dridhjet nga shpërthimi i thyen xhamat e ndërtesave të larta”, theksoi ai.

Zaporizhia, një qytet i rëndësishëm në Lumin Dniepër, shtrihet rreth 44 kilometra larg vijës së frontit të luftës.

Ky sulm vjen pak orë pasi zyrtarët lokalë në Rusi thanë se të paktën 43 persona u plagosën nga një shpërthim në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, rreth 70 kilometra larg Moskës, më 9 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos