6-vjeçarja vdes pasi i bie pema duke luajtur në oborrin e shkollës, Gjykata 280 mijë paund gjobë komunës: Nuk e pa që ishte kalbur

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 14:58 | Bota

Një këshill lokal që dështoi të priste një pemë të kalbur para se të binte dhe të vriste një nxënëse, është gjobitur me 280 mijë paund. Ella Henderson, 6 vjeç, ishte duke luajtur me miqtë në sheshin e lojërave në "Gosforth Park First School" në Newcastle, kur një erë e fortë e bëri atë të goditet nga një copë e madhe druri e kalbur nga një pemë shelgu aty pranë.

Fëmijët e tjerë arritën të shpëtonin, por Ella nuk ia doli dot. Nxënësja u dërgua me urgjencë në Infermierinë "Royal Victoria" pas incidentit më 25 shtator 2020, por fatkeqësisht vdiq nga plagët të nesërmen.

Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës në South Tyneside sot, prindërit e Ella-s, Vikki dhe Neil Henderson, duke u shfaqur përmes video-lidhjes, i thanë gjykatës se ata prisnin që vajza e tyre të ishte e sigurt kur e lanë atë në dyert e shkollës atë mëngjes.

Sipas Gjykatës, komuna ishte fajtore, pasi grupi që ishte përgjegjës për kontrollin nuk e kishte parë që disa drurë të kësaj peme ishin kalbur, neglizhencë që solli edhe vdekjen e vogëlushes.

Edhe pse gjoba maksimale për një incident të tillë mund të arrijë në 600,000 £ nëse kryhet nga një kompani fitimprurëse, gjyqtari pranoi se këshilli ishte përgjegjës për shërbimet ndaj publikut kur vendosi gjobën, ndaj la në fuqi vendimin me gjobën prej 280 mijë paundësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos