“60 gradë në dhomat e zhveshjes”, Milani mbeti në fushën e lojës në pushimin mes pjesëve ndaj Bologna-s

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 12:04 | Futboll

Milani e nisi kampionatin në Serie A me një fitore të pastër 0-2 në transfertë ndaj Bologna-s, por episodi mes pjesëve ka bërë xhiron në internet.

Pioli u detyrua të mbante skuadrën për 15 minuta në fushë e lojës për të dhënë orientimet për pjesën e dytë. E gjitha ndodhi sepse sistemi i kondicionimit nuk punonte në stadiumin e Bologna-s, Dall'Ara.

“Ishte 60 gradë në dhomat e zhveshjes, jo 40. Ne preferuam të qëndronim në fushë gjatë pushimit mes pjesëve”, tha trajneri i Milanit, të cilët fituan me gola të Giroud dhe Pulisic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos