
Gjykata për Krimet e Rënda çeli shqyrtimin gjyqësor për Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Shqipëri.
Në seancën e sotme, Çekaj u paraqit për herë të parë para gjykatës, pasi u ekstradua nga Gjermania.
Në kërkesën për gjykim prokurori tha se Çekaj kishte rolin e garantorit të transportit të kokainës. Ndërsa dy të bashkëpandehurit e tjerë ishin të besuar të tij dhe kishin si rol tërheqjen e saj nga Porti i Durrësit.
Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar nga Arbër Çekaj dhe dy të bashkëpandehurit. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, do të zhvillohet në 15 tetor. (A2 Televizion)