Moti i keq, dy aksidente në autostradën Fier-Vlorë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 18:22 | Kronikë

Moti i keq ka goditur edhe jugun e Shqipërisë, duke shkaktuar disa aksidente.

Njëri prej tyre ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, aty ku dy automjete janë përplasur mes tyre, sipas një dinamike ende për t’u përcaktuar, por që dyshohet për lagështinë e asfaltit.

Sipas burimeve, ka patur vetëm dëme materiale, pa shkaktuar lëndime serioze për personat.

Në një tjetër aksident, në të njëjtin autostradë, por në drejtimin e kundërt, pikërisht në afërsi të Levanit, dy persona kanë përfunduar në spital pasi mjeti i tyre ka përfunduar në një kanal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos