
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga, këtë të mërkurë, një 51-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një automjeti 2 ditë më parë në Tiranë.
“Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë në Durrës, automjetin e vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fshehtësia", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
- A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se me datë 22.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen në Durrës, të automjetit të vjedhur nga 51-vjeçari”, njofton policia. (A2 Televizion)