Nga porta në sulm, Tirana zyrtarizon dy goditje të rëndësishme në merkato

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 22:14 | Futboll
Nga porta në sulm, Tirana zyrtarizon dy goditje të

Tirana ka zyrtarizuar dy lëvizje të rëndësishme në këtë merkato, duke afruar në ekip portierin Gentian Selmani, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares dhe sulmuesin brazilian Kaina Nunes, i cili ka qenë pjesë e Vllaznisë.

Dy lojtarët janë zyrtarizuar nga klubi bardheblu me anë të postimeve në rrjetet sociale. Kaina humbi vendin në formacion te shkodranët pas afrimit të Bekim Balajt. Në 2 sezone në Superiore, Kaina ka shënuar 12 gola në 52 ndeshje të luajtura, të ndara mes Kastriotit dhe Vllaznisë.

Ndërkohë, portieri 25-vjeçar luajti në 17 ndeshje sezonin e fundit me Laçin. Ai numëron 4 paraqitje me skuadrën e parë të Shqipërisë, sakaq ka mbajtur veshur plot 17 herë fanellën e kuqezinjve U21. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CtJ_MXbqA9T/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/CtKRRLiKeT1/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos