
Ishte e sigurt prej ditësh, por tashmë vjen edhe njoftimi në formë zyrtare. Luis Hamilton dhe Mercedes vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Britaniku ishte piloti i vetëm i cili nuk ishte konfirmuar për Botërorin që nis së shpejti, e gjitha sepse palët nuk kishin zgjidhja disa çështje dytësore në lidhje me të ardhmen e Luis Hamilton.
Është vetë skuadra e Mercedes që dha lajmin këtë të hënë, me Hamilton që do të garojë për të nëntin vit me skuderinë britanike.
7 herë kampionit të Botës, i janë ofruar mundësi të tjera përtej atyre si pilot, ndërsa do ketë fondacionin e tij për të mbështetur barazinë dhe për të luftuar racizmin. (A2 Televizion)