
Edhe pse shënoi 57 pikë mbrëmjen e së shtunës, Steph Curry nuk arriti që të shmangë humbjen e skuadrës së tij ndaj Dallas Mavericks, me rezultatin 134-132.
Një ndeshje perfekte zhvilloi edhe Nikola Jokic, i cili shënoi 50 pikë ndaj Sacramento Kings, por duke mos ndihmuar Denver Nuggets që të fitojë përballjen.
Kjo është hera e tretë në historinë e NBA që dy lojtarë shënojnë mbi 50 pikë në të njëjtën mbrëmje, por humbasin ndeshjen.
Ndërkohë, Jokic u bë qendra e parë që shënon në një ndeshje të paktën 50 pikë dhe jep të paktën 10 asist, që nga 19 janari i vitit 1975, kur të njëjtën gjë e bënte legjenda e basketbollit amerikan, Kareem Abdul-Jabbar. (A2 Televizion)