
Starton “Australian Open”, turneu i parë madhor i vitit që zhvillohet si gjithmonë në Melburn.
Asnjë surprizë në turin e parë për yjet e tenisit dhe pretendentët për trofeun, që sikurse të gjithë sportistët, u izoluan për 14 ditë në hotelet e tyre, pasi mbërritën në kontinentin e largët për turneun.
Nga Djokovic, te Kirgos, Zverrev, apo Tiem, të gjithë arritën të kalojnë pa vështirësi ndeshjet e tyre të para. Edhe te femrat, Osaka, Halep apo Serena Williamas që janë favorite për në këtë event, u kualifikuan pa vështirësi në fazën tjetër. (A2 Televizion)