
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Livorno për trafik të lëndëve narkotike.
Të dhënat paraprake bëjmë me dije se shqiptarit iu sekuestruan rreth 7 kg kokainë e pastër, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte shifrat e 1 milion eurove.
Policia nisi të dyshonte për shqiptarin, nga lëvizjet e dyshimta që ai bënte në disa nga sheshet kryesore të Livornos, ku mendohet se shpërndante kokainë.
Efektivët e ndoqën për disa kohë dhe mbrëmjen e djeshme hynë në banesën e tij në “Barriera Garibaldi”, ku gjetën lëndën narkotike.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimi ndodhet në paraburgim, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)