All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vritet shqiptari në Gjermani, u qëllua nga ish i dashuri i partneres

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 11:39 | Kronikë
Vritet shqiptari në Gjermani, u qëllua nga ish i dashuri i partneres
All - Paragraf - 1

Një shqiptar nga Kosova është vrarë me armë zjarri në Freiburg të Gjermanisë, në një ngjarje që po hetohet nga autoritetet si krim pasioni.

Sipas të dhënave nga policia e Freiburg, autori i krimit, një 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar ka shkuar në banesën e ish-partneres. Në gjaknxehtësi e sipër, i dyshuari ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi ndaj ish të dashurës, po plumbat kapën shqiptarin.

All - Paragraf - 3

31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që autori u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Policia kriminale ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos