Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 21:41 | Politikë
Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i tij janë nisur sot në Shqipëri pas vizitës në Madrid ku morën pjesë në samitin e NATO-s. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë thotë se vjen në atdhe me dy lajme të mira: atë të kontributit shqiptar në aleancën e NATO-s dhe zgjidhjen e ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

https://a2news.com/2022/06/30/balla-jep-lajmin-e-mire-javen-e-ardhshme-mbahet-konferenca-e-pare-nderqeveritare-shqiperi-be/

Kjo vjen disa orë pasi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla foli në parlament për  një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE-së për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama tha se, dëgjoi edhe nga presidenti Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO.

“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, shkroi Rama në Twitter një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos