7 lekë më tepër se sa Bordi, me gjithë zhvlerësimin e dollarit, nafta në vend vijon të shtrenjtohet

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 16:47 | Aktualitet
7 lekë më tepër se sa Bordi, me gjithë zhvlerësimin e

Për të furnizuar makinën me naftë sot, shqiptarët duhet të paguajnë 179 lekë për çdo litër në pompat e kryeqytetit. Ky çmim është shtrenjtuar me tri lekë në më pak se një javë, në një kohë që dollari, valuta me të cilën blihen karburantet ka arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2008.

“Çmimet e karburanteve nuk ulen pasi kërkesa vijon të mbetet e lartë. Mund të themi kështu që faji është i konsumatorit shqiptar që vijon të shfaqë kërkesë. Në këtë situatë sigurisht që tregtarët nuk ulin çmimet e të rrudhin marzhin e tyre të fitimit.”

Mikela Qafa, pedagog ekonomie

Në tregjet ndërkombëtare nafta po tregtohet për 778 dollarë për ton. Në një kohë që dollari po shkëmbehet me vetëm me 90 lekë lekë, llogaritur akcizën dhe detyrimet e tjera që kanë një kosto prej 69 lekësh dhe TVSH-në 20 për qind e marzhin e fitimit 15 lekë, me formulën që Bordi i Transparencës përdorte, sot çmimi i një litri naftë do duhej të ishte 172 lekë. Po shqiptarët po paguajnë 179 lekë, pra 7 lekë më tepër.

“Nën justifikimin e tregut të lirë, mes pamundësisë së institucioneve për të ndërhyrë, tregtarët po rrisin marzhet e tyre të fitimit në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”

Mikela Qafa, pedagog ekonomie

Në pikat e karburanteve edhe çmimi i benzinës është shtrenjtuar duke arritur nivelin e 182 lekëve për litër, ndërsa gazi vijon të tregtohet për 58 lekë për litër. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/27/shkrirja-e-bordit-te-transparences-ne-pikat-e-karburanteve-nafta-po-kushton-5-leke-me-shume/
https://a2news.com/2023/06/07/shfuqizohet-bordi-i-transparences-se-hidrokarbureve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos