
Jo më larg se shtatë muaj më pare kjo ka qenë pamja në Dajç të Shkodrës, ku e gjithë zona ishte e përmbytur. Aktualisht në zonë, pamja është krejt tjetër, por fermerët tregojnë pasojat e asaj përmbytje, që zgjati më shumë se 40 ditë. Teksa i pyet nëse dikush i ka dëmshpërblyer apo më e pakta i kanë pyetur për dëmet të japin këtë përgjigje.
Ndonëse fermerët kanë guxuar të mbjellin sërish frika e tyre më e madhe nuk është shitja ose jo e produkteve, por nëse do të përmbyten apo jo, dhe natyrisht lutjet i kanë vetëm në Zot.
Të bindur se përmbytja nuk u vjen nga reshjet, por nga shkarkimet e hidrocentraleve, fermerët luten që personat përgjegjës të administrojnë më mirë nivelin e digave, ose të zbatohet ligji për digat për t’i dëmshpërblyer për dëmet që u shkaktojnë. (A2 Televizion)