
Pas traumës në Euro 2022,të gjithë mendonin se karriera e Christian Eriksen kishte përfunduar. Por fati për të buzëqeshi sërish.
29-vjeçari ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit, ndërsa javën e fundit u zyrtarizua me skuadrën e Brendtford, në një nga kampionatet më të fortë në Europë si Premier League.
Shtatë muaj pasi pësoi atak kardiak ai tregon se kaloi një traumë me veten e tij, duke menduar seriozisht dhe tërheqjen nga futbolli i luajtur.
‘’Dy ditë më vonë, e kam menduar. Po atë ditë, isha tashmë në dijeni të asaj që më kishte ndodhur. Por kryeja të gjitha analizat mjekësore dhe pyesja veten nëse do të mundja të luaja sërish dhe kështu pak nga pak nisa të besoja”, shprehet Eriksen.
Më 18 qershor, Eriksen iu nënshtrua një operacioni ku vendosi një defibrilator për të pasur një jetë normale dhe të shpresonte deri në fund për të vazhduar karrierën e tij si futbollist.
‘’Në fillim gjithçka ishte e vështirë. Tre muajt e parë nuk bëra asgjë, por muajt e fundit isha në programin e rehabilitimit. E kisha të vështirë të shikoja ndeshjet në fillim, sepse gjithmonë mendoja se doja të isha atje, kështu që nuk i shikoja. Koka ime ishte e përqendruar te familja ime dhe të dashurit e mi”, shtoi futbollisti.
Christian Eriksen do të jetë pjesë e Brentford për të paktën 6 muaj dhe është futbollisti i parë ne Premier League që do të luajë me defibrilator. (A2 Televizion)