
Rei Manaj ka shënuar një tjetër gol në Serinë A.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1, në transfertën që Spezia luajti ndaj Salernitanës, të barazuar në fund 2-2.
Verdi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë, duke kaluar në avantazh Salernitanën. Manaj barazoi në minutën e 12, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ky ishte goli i dytë në Serinë A për sulmuesin nga Lushnja. (A2 Televizion)