Që nga 24 shkurti, bota vijon të mbetet nën aromën e hidhur të luftës që ka pushtuar Ukrainën. Edhe pas bisedimeve që u zhvilluan ditën e sotme mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, Moska nuk ka e ndalur sulmin, duke e lënë situatën njësoj shqetësuese.
Gjatë këtyre 5 ditëve, përveç Ukrainës dhe Rusisë, situatat e pazakonta kanë përfshirë edhe vendet e tjera si Gjermania, Zvicra, Suedia.
Në galerinë që shoqëron këtë lajm, do të gjeni 7 ngjarje qe shkaktuan jo pak habi në botë, për shkak se nuk kishin ndodhur ndonjëherë më parë. (A2 Televizion)
Suedia dërgon ndihma ushtarake në një konflikt të armatosur për herë të parë nga 1939 BE dërgon armë në një konflikt të armatosur për herë të parë në histori Sekretarja e Jashtme mbështet britanikët që duan të shkojnë në luftën e Ukrainës Zvicra braktis neutralitetin e saj historik, miraton sanksione kundër Rusisë NATO aktivizon për herë të parë “Aktin e Mbrojtjes Kolektive” Gjermania përmbys politikën historike, nis raketa dhe armë antitank në Kiev Shqipëria dhe SHBA propozojnë Rezolutën për Ukrainën, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara