Ulet numri i viktimave në Kosovë, në 24 orë u regjistruan dhe 319 të shëruar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 15:12 | Kosova
Ulet numri i viktimave në Kosovë, në 24 orë u regjistruan

Është ulur numri i viktimave në Kosovë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.  Sot, u regjistruan 5 viktima, ndërkohë që një ditë më parë ishin 17.

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 296 raste të reja me Covid-19 në 1158 testime. Numri total i rasteve pozitive është 47 499 nga 166 741 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 1225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 318. 

Njoftimi i IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.158 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5  raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318. 

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 139 raste, Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos