7-vjeçari qëllohet me plumb në kokë gjatë një sherri mes bandave për një motor uji në plazh

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 15:32 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një djalë 7-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua në kokë, pas të shtënave me armë gjatë një sherri të bandave rivale për një motor uji.

Sipas policisë, sherri filloi kur një grup hispanikësh u shqetësuan nga një grup tjetër që hipnin në jetski pranë bregut ku fëmijët e tyre po luanin.

Kur nisën të shtënat, gjyshi i 7-vjeçarit e futi në makinë. Ndërsa ndodhej brenda automjetit, një plumb i ka shpuar dorën gjyshit, dhe më pas plumbi ka goditur fëmijën”, thotë policia lokale.

7-vjeçari Yijian Garcia u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte. Ai jetonte në Nju Xhersi, por kishte shkuar për të vizituar gjyshërit e tij për të parë fishekzjarrët në Ditën e Pavarësisë të SHBA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/08/babai-duhet-ta-dergonte-ne-cerdhe-por-e-harron-ne-makine-vdes-vajza-1-vjece/
https://a2news.com/2023/05/18/shoferi-kishte-pire-droge-makina-bie-ne-liqen-vdes-nje-femije-dhe-dy-vajza/
https://a2news.com/2023/01/27/femija-goditet-nga-rrufeja-ne-det-shpeton-mrekullisht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos