
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur të premten se pret që liderët në samitin e aleancës të udhëhequr nga SHBA-ja të ripohojnë, javën e ardhshme, se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s.
Stoltenberg tha se ai pret që liderët aleatë të bien dakord për një “paketë me tri elemente për ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”.
"I pari prej tyre do të ishte një program shumëvjeçar ndihme për të siguruar ndërveprim të plotë midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe NATO-s", tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel.
Së dyti, Stoltenberg tha se do të përmirësohen lidhjet politike me vendin duke krijuar Këshillin e NATO-s në Ukrainë.
Së treti, shefi i NATO-s shtoi se pret që liderët e aleancës të ripohojnë se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe "të veprojë e unifikuar për ta sjellë Ukrainën më afër qëllimit të saj."
Samiti do të mbahet në Vilnius të Lituanisë. (A2 Televizion)