Rusia i kundërpërgjigjet Finlandës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 11:26 | Bota
Rusia i kundërpërgjigjet Finlandës

Tensionet mes Rusisë dhe Finlandës po rriten. Ministria e Jashtme e Kremlinit njoftoi të enjten dëbimin e nëntë diplomatëve finlandezë si përgjigje ndaj një mase të ngjashme të marrë nga qeveria e Helsinkit, qershorin e kaluar.

“Ambasadori u informua se në lidhje me dëbimin nga Finlanda në qershorin e kaluar të nëntë punonjësve të Ambasadës Ruse dhe konsullatës së saj, nëntë punonjës të Ambasadës Finlandeze dhe konsullatës së saj të përgjithshme në Shën Pjetërburg u shpallën persona non grata”, thotë nota zyrtare nga Punët e Jashtme.

Por, masat e marra ndaj Finlandës nuk mbarojnë me kaq. Në përgjigje të “veprimeve konfrontuese” që Moska konsideron se Helnsinki ka kryer, Kremlini ka vendosur të tërheqë autorizimin për funksionimin e konsullatës finlandeze në qytetin rus të Shën Pjetërburgut nga 1 tetori.

“U tregua se parametrat e hyrjes së Finlandës në NATO që po diskutohen tani paraqesin një kërcënim për sigurinë e Federatës Ruse”, thuhet në shënimin ministror. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/06/dy-muaj-pas-anetaresimit-ne-nato-finlanda-debon-nente-diplomate-ruse/

A2 CNN Livestream

Latest Videos