7 yje Hollivudi që ende nuk kanë kaluar te serialet

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 10:55 | Showbiz

Jo shumë kohë më parë, pjesëmarrja në një serial televiziv dukej diçka e pavlerë, por tani është e kundërta. Shumë aktorë të famshëm kanë bërë kalimin nga ekrani i madh në atë të vogël, por ka nga ata që ende rezistojnë.

Kur u shfaq “The Sopranos”, thuhej se ishte po aq i mirë sa filmat, duke u marrë e mirëqenë se serialet nuk ishin në lartësinë e tyre.

Por, platformat e transmetimit ndryshuan gjithçka. Sot, serialet janë vendi ku duhet të shfaqesh dhe shumë yje të Hollivudit e kanë vënë re këtë. Robert De Niro është i fundit që ka bërë kapërcimin drejt ekranit të vogël, por ka ende nga ata që i qëndrojnë besnik kinemasë.

Në fotogalerinë e mësipërme kemi përzgjedhur 7 më të famshmit që ende nuk kanë marrë pjesë në asnjë serial, duke përjashtuar paraqitjet në një episod të vetëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos