All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

70% më pak se vjet, shqiptarët braktisin vaksinimin kundër Covid-19, shkak zbutja e pandemisë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 15:15 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Shqiptarët nuk po vaksinohen kundër Covid-19. E konfirmojnë shifrat zyrtare. Në raport me një vit më parë, dozat e injektuara te qytetarët janë reduktuar me mbi 70 për qind.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në harkun janar-nëntor janë kryer pak më shumë se 600 mijë vaksinime, nga mbi 2 milionë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

All - Paragraf - 3

Rënia e interesit si pasojë e zbutjes së pandemisë ka bërë që vaksinimi të mbesë në vendnumëro. Me të dhëna të përditësuara për muajin e shkuar, rezulton të jenë vaksinuar me doza të para 47.4 për qind e popullsisë, me të dyta pak më shumë se 45 për qind dhe me të treta vetëm 13.5 për qind.

Refuzimi për t’u vaksinuar nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Edhe në vendet e Rajonit e madje Bashkimit Europian, situata paraqitet e ngjashme. 

Në rajon, Shqipëria ka bilanc më të mirë të vaksinimit me dy doza se Bonjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, ndërsa në raport me mesataren e Bashkimit Europian shifrat janë mbi 40 për qind më të ulëta.

All - Paragraf - 6

Ashtu si në nisje të procesit, të moshuarit rezultojnë më të ndërgjegjësuarit për t’u vaksinuarit, me të rinjtë që duket se e kanë harruar pandeminë.

Referuar shifrave, te grupmosha 18 deri në 24 vjeç, mbulesa vaksinale me dy doza është vetëm 35.5 për qind. Gati 2-fish më të larta paraqiten shifrat tek të moshuarit nga 60 deri në 79 vjeç.

Zbutja e pandemisë me infektimet dhe vdekjet në nivelet më të ulëta që nga nisja e pandemisë, heqja e kufizimeve nga shtetet në pikat kufitare, por edhe skepticizmi mbi efektet në shëndet kanë bërë që procesi i vaksinimit në vend të mbesë në vendnumëro. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/02/covid-19-dhe-dimri-sulcebe-e-kemi-arritur-imunitetin-e-tufes-vaksinimi-do-te-na-mbroje/
https://a2news.com/2022/10/08/kane-fituar-20-miliarde-dollare-gjate-2021-krijuesit-e-vaksines-pfizer-pandemia-shume-larg-perfundimit/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos