70 vjet art skenik, ekspozitë muzeore për teatrin "Andon Zako Çajupi"

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 14:36 | Kulturë
70 vjet art skenik, ekspozitë muzeore për teatrin "Andon Zako

Në qershor të këtij viti, teatri i Korçës, “Andon Zako Çajupi”, ka shënuar 70-vjetorin e krijimit të tij.

Në pamundësi për ta festuar për shkak të pandemisë, u hap një ekspozitë muzeore që është përpjekur të risjellë historinë 70-vjeçare të këtij institucioni arti, me vlera jo vetëm për qytetin e Korçës, por edhe të Shqipërisë.

Ekspozita mbart shumë histori, foto-dëshmi të historikut për të gjithë artistët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, artistë të cilët kanë dhënë kontributin dhe shpirtin e tyre, për të vendosur themelet e këtij teatri.

Çelja e kësaj ekspozite muzeore përkoi edhe me 7-vjetorin e “Koko Fest”, festivalit të Komedisë që do të mbahet në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Ekspozita është vizituar edhe nga aktorë të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos