8 561 raste të reja dhe 420 viktima në një ditë në Itali, rriten të shtruarit në spital

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 18:52 | Bota
8 561 raste të reja dhe 420 viktima në një ditë në

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 8 561 raste të reja të koronavirusit në 143 116 testime të kryera, përkundër një dite më parë që kishte 11 629 infeksione të reja në 216,211 teste. Shkalla e pozitivitetit tani është 5.98%.

Po kështu 420 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve, duke e çuar në 85 881 numrin e viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë. Konfirmohen edhe 15 787 të  shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 1 897 861 numrin e njerëzve të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu raportohet për rritje të shtrimevce në spital si në kujdesin intensiv dhe pavijon. Në në njësitë e kujdesit intensiv ka 2 421 pacientë, 21 më shumë në 24 orët e fundit, në pavijone të zakonshëm ka 21 424, 115 më shumë në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos