
Kryeministri holandez, Mark Rutte, dënoi me termat më të ashpër trazirat e shënuara gjatë fundjavës dhe e cilësoi dhunën si akt kriminal.
“Është e paranueshme, çdo njeri normal do të tmerrohej nga pamje të tilla. Nuk ka të bëjë fare me protestat. Është dhunë kriminale dhe duhet të trajtohet si e tillë. Ajo që pamë nuk ka të bëjë aspak me luftën për lirinë. Ne nuk i kemi marrë këto masa për qejf, por sepse po luftojmë kundër një virusi dhe është ai që po na e vjedh lirinë tonë” (A2 Televizion)