Përurohet Antikuarium i ri i Pompeit, muzeu i qytetit të varrosur

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 17:20 | Bota

Është përuruar sot Antikuariumi i Pompeit në paraqitjen e tij të rinovuar, i cili tani përfaqëson një itinerar të muzeut, kushtuar ekspozitës së përhershme të zbulimeve që ilustrojnë historinë e Pompeit. I pranishëm në përurimin e afreskeve, skulpturave, orendive dhe viktimave të zbuluara gjatë gërmimeve ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Muzeumeve Mibact, Massimo Osanna, i cili ilustroi rëndësinë dhe historinë e ndërtesës.

 "Ishte subjekt i uljeve dhe ngritjeve. Përuruar nga Giuseppe Fiorelli në 1873 dhe zgjeruar nga Amedeo Maiuri duke filluar nga 1926, në 1943 pësoi dëmtime prej bombardimeve që çuan në shkatërrimin e një salle të tërë dhe humbjen e qindra gjetjeve. Një rinovim i ri pasoi në 1948. Por në 1980, tërmeti përcaktoi mbylljen e tij për 36 vjet dhe vetëm në 2016, ishte e mundur të rihapej me ambiente kushtuar ekspozitave të përkohshme".

"Sot,  një hapësirë ​​plotësisht e rinovuar është kthyer në përdorim publik, e cila i referohet asaj që ishte koncepti i parë muze i Amedeo Maiurit dhe që do të përbëjë një ititnerar hyrje gjatë vizitës në site", shpjegoi Osanna

Përmes zbulimeve më të rëndësishme, historia e Pompeit gjurmohet nga epoka sanitike (shek. IV para Krishtit) deri në shpërthimin tragjik të vitit 79 pas Krishtit, me prova të veçanta të marrëdhënies së pandashme me Romën.

Pompei është qyteti romak që u fundos nga shpërthimi i vullkanit Vezuv 2000 vite më parë (viti 79 pas Krishtit). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos