8 Marsi, demokratët protestojnë, socialistët tregojnë histori suksesi

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 15:36 | Politikë
8 Marsi, demokratët protestojnë, socialistët tregojnë

Zonjat e Partisë Demokratike protestuan para Kryeministrisë këtë 8 Mars. ''Gratë dhe vajzat vriten, abuzohen, dhunohen'', tha deputetja Albana Vokshi, por sipas saj shteti i Edi Ramës nuk bën asgjë për të parandaluar këtë të keqe. Në vitet e qeverisjes se socialistëve ajo tha se janë 135 gra të vrara, shumica me urdhër mbrojtje.

Rreth 1900 raste dhune të evidentuara nga policia dhe mbi 1400 urdhra mbrojtje më shumë. Gratë ministre patën aktivitetet e tyre në këtë ditë, mes tyre ai i Frida Krifcës. Ministrja e Bujqësisë vlerësoi disa prej grave fermere e blegtore për punën tyre të mundimshme, por që i ka shndërruar ato në histori suksesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos