
“Natyrisht, pakoja tjetër për pensionistët, e domosdoshme në pranverë nga ndarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë siç jemi zotuar”, kështu shprehej kryeministri Rama më 30 janar të këtij viti.
Vjelja e kësaj takse nis në prill, por nuk dihet se kur nis shpërndarja e saj për pensionistët. “Për momentin nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së një shpërblimi të menjëhershëm për muajin prill”.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi se rreth 760 mijë pensionistë në vend, duhet të mjaftohen vetëm me indeksimin e pagesës mujore në prill.
“Sa i përket pensioneve ne kemi një politikë për indeksimin e pensioneve në bazë të inflacionit. Ne do të vijojmë me këtë politikë, me qëllim që të gjithë efektet e krizës dhe çmimeve të shtuara prej inflacionit të luftës, të mos ketë ndikim në pensionin e pensionistëve”, u shpreh Ibrahimaj.
Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, rikonfirmoi ambiciet e qeverisë për ta kthyer vendin në eksportues neto të energjisë brenda k brenda këtij dhjetëvjeçari.
“Vendi është në rrugë të mbarë, për të arritur deri në vitin 2029, që brenda sektorit energjetik të kemi prodhim +4 terravat, që do ta kthejë Shqipërinë në vend eksportues neto, nga vend importues neto që ka qenë deri më sot”, tha Balluku në konferencën për media të mërkurën”, tha Balluku.
Për përmbushjen e këtij objektivi, qeveria nënshkroi të mekurën një tjetër marrëveshje huaje me bankën gjermane KfW, me vlerë 50 milionë euro. (A2 Televizion)