Për çfarë i shkoi në zyrë ambasadorja amerikane? E zbulon Alibeaj

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 13:55 | Politikë
Për çfarë i shkoi në zyrë ambasadorja amerikane? E

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Ka qenë vetë Alibeaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, publikoi detaje në lidhje me atë se çfarë u bisedua mes palëve në këtë takim.

“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.” (A2 Televizion)

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj
https://a2news.com/2023/03/08/gjikunri-pret-yuri-kim-ne-ps-e-garantova-per-nje-proces-zgjedhor-ne-perputhje-me-standardet-me-te-mira-nderkombetare/
https://a2news.com/2023/03/08/yuri-kim-takon-perfaqesuesit-e-partive-kryesore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos