
Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, në 24 orët e fundit, çka e çon në 1305 numrin e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vend që nga nisja e pandemisë.
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se nga 1003 testime janë konfirmuar 270 raste të reja ditore. Qyteti me më shumë raste mbetet Prishtina, me 100 infeksione.
Numri total i rasteve pozitive shkon në mbi 50 mijë, prej të cilave afro 10 mijë janë ende aktive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej, 39.134 raste. (A2 Televizion)