800 mijë ushtarë për të luftuar Amerikën

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 19:30 | Bota

Autoritetet në Korenë e Veriut bëjnë me dije se në muajt e fundit 800 mijë persona, studentë, punëtorë ose ish-ushtarakë kanë shprehur gatishmërinë të regjistrohen në ushtri për të qenë gati për të luftuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u publikua në televizionin shtetëror të regjimit, disa ditë pasi Peniani testoi një tjetër raketë kontinentale për të kundërshtuar stërvitjen e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut.

Forcat koreano-jugore dhe ato amerikane nisën të hënën stërvitjen e përbashkët 11-ditore të quajtur “Mburoja e Lirisë 23”, e cila përfshin një numër të madh ushtarësh dhe mjetesh të sofistikuara.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të enjten se stërvitjet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e kanë çuar situatën në një “vijë të kuqe ekstreme” dhe kërcënojnë ta kthejnë gadishullin në një “arsenal të madh lufte dhe një zonë kritike lufte”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos