
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të qëndrojnë në krye të listës për bilancin më të rëndë nga koronavirusi.
Sipas universitetit Johns Hopkins, tashmë që nga nisja e pandemisë në SHBA kanë humbur jetën më shumë se 800 mijë persona.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara po kalojnë një situatë jo të mirë përsa i përket rasteve të reja. Në Nju-Jork, vetëm në një javë, infeksionet u rritën me 70% çka përkon pas festimeve të Ditës së Falënderimeve.
Sërish në Nju-Jork, rastet e infeksioneve të reja u rritën me 58% për 100 mijë banorë, ndërsa vaksinimet vetëm me 2%. (A2 Televizion)