84-vjetori i shkrimtarit, Kadare, sërish i vetmi i nominuar nga Akademia e Shkencave për Nobel

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 12:26 | Kulturë
84-vjetori i shkrimtarit, Kadare, sërish i vetmi i nominuar nga Akademia e

84 vite më parë lindi në Gjirokastër, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar i vlerësuar në më shumë se 37 gjuhë të ndryshme të botës.

I nominuar disa herë nga Shqipëria si kandidati i vetëm shqiptar për çmimin Nobel në letërsi, sot Ismail Kadare është cilësuar si shkrimtari më i mirë edhe nga studiuesit dhe profesorët e Akademisë së Shkencave.

Në një tryezë diskutimi kushtuar autorit, ky institucion ka theksuar edhe një herë se Kadare është emri më i mirë që mund të çojë Shqipëria në Akademinë Suedeze të çmimeve ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos