
Ndahen çmimet letrare në 6 gjini. Ndryshe nga vitet e shkuara krijimtaria e vitit 2018 është vlerësuar me 5 çmime për kategori të ndryshme.
Mimoza Hafizi është shpallur fituese në letërsinë për fëmijë, ndërsa Roland Gjoza triumfon për tregimin më të mirë.
Përkthyesi i vitit 2018 është Luan Topçiu, i cili ka sjellë në shqip autoren Linda Maria Baros, ndërsa në eseistikë triumfon sërish Kadare, por këtë herë me titullin ‘Kur sunduesit grinden’.
Romani, i vlerësuar si vepra më e mirë e 2018 është ‘Gurët e vetmisë’ nga Tom Kuka, çka e shpall Enkel Demin, autorin e vitit. (A2 Televizion)