
Fatos Baxhaku merr titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit, vlerësim ky që i jepet pas vdekjes.
Në këtë mënyrë Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar ish-qytetarin e tij Fatos Baxhaku, i cili la gjurmën e tij të veçantë dhe mjaft të rëndësishme në rrugën e gazetarisë shqiptare, por edhe në atë të formimit të brezit të ri të gazetarëve si ish pedagog në fakultetin e Gazetarisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Në ceremoninë e rastit, përveç drejtuesve të bashkisë ishin të pranishëm familjarë të të ndjerit, kolegë dhe anëtare të pushtetit lokal.
Artur Baxhaku u shpreh mjaft i emocionuar për titullin që iu akordua të vëllait.
“Ishte një ceremoni shumë emocionuese dhe prekëse, e organizuar me ndjenjë dhe delikate. Ndihemi shumë të nderuar për këtë titull që i ka dhënë Këshilli Bashkiak vëllait tonë” u shpreh Artur Baxhaku.
Fatos Baxhaku u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në gusht të vitit 2019 për shkak të një sëmundje të rëndë. (A2 Televizion)