
Në 95-vjetorin e Forcës Detare, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kujtoi një nga përformancat më të jashtëzakonshme në Detin Egje, gjatë operacionit “Sea Guardian”, duke shpëtuar mbi 3 mijë jetë njerëzish.
Duke vlerësuar mbështetjen e partnerëve e aleatëve të NATO-s, Ministrja e Mbrojtjes tha se në vijim, “Projekti më i rëndësishëm, është kontrata afatgjatë të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare me kompaninë amerikane Lockheed Martin, që do të përmirësojë kontrollin dhe monitorimin e hapësirës detare”.
“Pas pajisjes së të gjithë anijeve të klasit Iliria me topa 20mm, vitin që vjen, siç diskutuam edhe me Gjeneral Xhebexhinë, do të vijojmë me disa projekte të tjera modernizuese, siç janë pajisja e anijeve me sisteme dhe pajisje komunikimi që do të na lehtësojnë komunikimin me aleatët”, theksoi ministrja Xhaçka, teksa foli edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së riparimit të anijeve të Forcës Detare duke i hapur rrugë projekteve të modernizimit me anije të reja dhe moderne. (A2 Televizion)