All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1-vjetori i SPAK, Ambasadorja Kim “ngatërron” Arben Krajën me Dua Lipën

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 16:04 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Në 1-vjetorin e krijimit të SPAK, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, tregoi mbështetjen që SHBA do të vijojë t’i japë këtij institucioni të drejtësisë për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë.

Këtë mesazh, ambasadorja e shoqëroi më një video nga YouTube, që ishte kënga “One Kiss” e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Fillimisht, u mendua se ky ishte një mesazh i koduar diplomatik, por më pas rezultoi se ishte e kundërta.

All - Paragraf - 3

Pak çaste më pas, postimi në Twitter u fshi, dhe diplomatja e rihodhi me një intervistë të shefit të SPAK, Arben Kraja.

Gabimisht, znj. Kim tregoi edhe cilën rrymë muzikore pëlqen, dhe mesa duket lidhjet e saj me Shqipërinë janë shtuar edhe më shumë duke qenë se publikoi këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos