All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

A do të shkëmbehen 3 policët me serbin e arrestuar “Llune”? Përgjigjet Kurti

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 09:28 | Kosova
A do të shkëmbehen 3 policët me serbin e arrestuar
All - Paragraf - 1

Kryeministri Albin Kurti reagoi ashpër pas pyetjes së gazetarëve se a do të ketë një shkëmbim të 3 policëve të rrëmbyer me kriminelin serb të arrestuar së fundmi në veri të Mitrovicës, Milun Milenkovic- Llune.

Sipas Kurtit, arrestimi i Llunes shkaktoi panik te kriminelët në veri të Kosovës, pasi nuk mendohej se një gjë e tillë do të ndodhte. Për kryeministrin, nuk do të ketë asnjë favor apo shkëmbim, pasi në Kosovë funksionon ligji.

All - Paragraf - 3

“3 policët që janë rrëmbyer nga Kobra dhe SAI kanë qenë në një rrugë që dikur ishte ilegale dhe janë të angazhuar kundër kontrabandës. Llune nuk u bë kriminel më 26 dhe 29 maj, por ka dosje të trashë me shkelje të ligjit. E vërtetë që arrestimi i Llunes ka shkaktuar panik te kriminelët. Nuk e besonin që kjo do të ndodhte. Te ne ka sundim ligji, nuk bëjmë favore. Nuk e di nëse Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim. Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur. Ne jemi vend demokratik dhe i lirë”, tha Kurti. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos