
Në Fshaj të Komunës së Gjakovës është zhvilluar gara e zhytjeve nga lartësia prej 20 metrave. Në edicionin e 73-të morë pjesë 13 garues në dy disiplina kërcimi. Evald Krniç u shpall fitues në garën “Kërcim dallëndyshe”. Zhytësi me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi ishte kampion në fuqi i kësaj gare. Ndërsa në disiplinën “Kërcim në këmbë”, u shpall Klemen Xhuxha. Organizimi i kësaj gare edhe kësaj radhe është mundësuar nga Klubi i Kërcimeve “Gjakova” dhe Komuna e Gjakovës. Për të parë nga afër zhytjet sa spektakolare dhe aq të rrezikshme, ishin mbledhur mjaft qytetarë e sportdashës. Pjesëmarrësit rrëfyen eksperiencat e tyre gjatë zhytjeve. (A2 Televizion)