A do të hyjë në fuqi fasha në dhjetor? Zv/ministri i Energjetikës përgjigjet në “A2 Business”

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 22:13 | Ekonomi
A do të hyjë në fuqi fasha në dhjetor? Zv/ministri i

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjetikës, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, deklaroi se në 1 dhjetor nuk do të hyjë në fuqi fasha e energjisë elektrike 800.

“Fasha do të hyjë në fuqi vetëm nëse jemi në kushte importi të thelluar. Import i thelluar është mbi 40% me çmime tejet të larta. Së shpejti, në fund të janarit, futet në punë edhe TEC-i në Vlorë, me 100 mega. Nëse vijojmë me të njëjtën situatë reshjesh, situata është mëse optimale dhe nuk kemi arsye ta aplikojmë fashën 800”, deklaroi Bejtja.

“Kjo fashë ka karakter edukativ. Në 1 dhjetor nuk hyn në fuqi fasha”, shtoi zv/ministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/kriza-energjetike-bejtja-situata-nen-kontroll-ka-nisur-eksporti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos