
Skema për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit ka tërhequr shumë interes nga familjet shqiptare që kërkojnë të reduktojnë faturën e tyre të energjisë. Sipas të dhënave të Agjencisë për Eficencën e Energjisë, aktualisht ka mbi 3200 aplikime, apo rreth 150 në ditë që prej hapjes së thirrjes.
Sipas drejtorit të kësaj agjencie, paralelisht me procesimin e kërkesave, kanë nisur edhe instalimet e para.
Dymijë aplikimet e para do të kenë prioritet dhe përzgjedhja do të vazhdojë sipas renditjes në listë. Por kjo skemë subvencioni do të zgjerohet dhe më shumë familje do të kenë mundësi të përfitojnë prej saj.
Sipas subjekteve të përzgjedhur për të ofruar panelet dhe instalimin e tyre, kostoja e sistemit varion nga 116 mijë deri në 139 mijë lekë. Shteti subvencionon 70% të saj dhe familjet paguajnë vetëm pjesën e mbetur nga 34,900 lekë deri në 41,700 lekë.
Qipro dhe Greqia, dy vende me klimë të afër me Shqipërinë, janë përdoruesit kryesorë për frymë në Europë të sistemeve të ngrohjes së ujit me anë të paneleve diellore. (A2 Televizion)