A do të përsëritet historia? Mësimi "ogurzi" i Teddy Roosevelt për Donald Trump në 2024-n

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 16:56 | Bota

Ai ka qenë një President Republikan me një ego “mamuthi”. Kritika e ka cilësuar atë si një njeri racist dhe të paqëndrueshëm mendërisht.

Po flasim sigurisht për një nga Presidentët më të mirë të historisë së Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt.

Pas ish-Presidenti Donald Trump njoftoi kandidaturën e tij për në krye të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, shumë kritikë e panë këtë lëvizje të tij si një skenar të ngjashëm me atë që ndoqi Roosevelt në vitin 1912.

Asokohe Roosevelt përshpejtoi skenarin e të ashtuquajturave GOP (Grand Old Party-Partitë e vogla të mëdha), ku pas rreth 4 vitesh pasi la Shtëpinë e Bardhë, ai paraqiti kandidaturën e tij përkundrejt kandidatit tjetër të nominuar asokohe, William Howard Taft.

Por, duke qenë se ai dështoi të sigurojë mbështetjen e partisë për tu nominuar, ai e konsideroi procesin si të korruptuar.  

Ngjashmëritë mes Roosevelt dhe Donald Trump

Të krahasosh Roosevelt me Donald Trump, ndoshta mund të duket si një blasfemi historike, por që sigurisht edhe në këtë rast ka ngjashmëri sipërfaqësore.

Të dy kanë lindur në familje të kamura nga Nju Jorku, të dy kishin baballarë të pasur, kërkues, të cilët i formësuan thellësisht, dhe të dy morën përsipër krijimin politik të epokës së tyre.

Të dy e kanë pasur shumë të vështirë të shkëputen nga arena publike

Historianët thonë se, disa nga cilësitë që shërbejnë për ta bërë një President të suksesshëm, janë të së njëjtës linjë me ato që mund ta bëjnë atë një ish-President të tmerrshëm.

Presidenti, si i tillë, është ai që mund të vendosë agjendën kombëtare, ai që merr vendimin për nisjen e luftës e të shndërrohet në një figurë mitike, nëse pozohen mjaftueshëm ndaj karizmës së tyre personale.

Por, fuqia mund të krijojë gjithashtu edhe varësi. Kjo referuar faktit se disa nga ish-Presidentët kalojnë faza të rënda depresive menjëherë sapo humbin fuqinë e tyre të pushtetit dhe vëmendjes.

Atëherë pyetja që lind është: A do të mundë Donald Trump të triumfojë në 2024-n, apo do të dështojë? Nëse ai dështon, mund të bëjë që ai të lërë arenën politike që do të çojë në ndarjen e republikanëve, për t”ia dorëzuar në këtë mënyrë Presidencën një demokrati

Ishte Roosevelt ai që e bëri këtë gjë në vitin 1912, megjithatë ai vijon të konsiderohet si një nga Presidentët më të mirë të historisë së SHBA-ve, për shkak të arritjeve të tij të tjera.

Por, nëse Donald Trump dështon në kërkesën e tij të tretë për të marrë fronin e Shtëpisë së Bardhë, ndoshta verdikti i historisë nuk do të jetë kaq i këndshëm, sa ai i Roosevelt.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos