Më i vogli 10 vjeç, shtohen rastet e fëmijëve që grabisin makina

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 11:04 | Bota
Më i vogli 10 vjeç, shtohen rastet e fëmijëve që

Një raport i fundi i publikuar nga autoritetet policore britanike bën me dije se në rang kombëtar, në tri vitet e fundit, rreth 1150 fëmijë janë akuzuar për grabitje automjetesh. Më shumë se gjysma e tyre janë nga 15-18 vjeç, ndërsa më i mituri rezulton vetëm 10 vjeç.

Rastet e grabitjeve të automjeteve në rrugët e Britanisë ndodhin pothuajse një në ditë, ndërsa rastet më të shumta të fëmijëve më të vegjël se 10 vjeç janë konstatuar në South Yorkshore. Rastet janë ulur ndjeshëm sidomos edhe pas lock-down-it, ku gati janë përgjysmuar denoncimet për grabitjen e automjeteve.

Të pyetur në lidhje me arsyet që i shtyjnë ata drejt këtyre krimeve, disa thonë se e bëjnë sepse u duhen për të marrë drogë, disa të tjerë sepse edhe prindërit e tyre e bëjnë atë gjë   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos