Shpërthim i madh në rafinerinë ruse të naftës

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 10:54 | Bota

Një shpërthim i madh ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në rafinerinë ruse të naftës Angarsk, pranë qytetit siberian të Irkutsk.

Mediat ruse raportojnë se të paktën 2 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se mund të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit.

Megjithatë, kjo ngjarje është e disata në radhë që ka ndodhur gjatë kohëve të fundit në Rusi, të cilat kanë hije dyshimi për sabotim, shkruan Daily Mail. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos