
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në bregdetin lindor të Tajvanit, duke shkaktuar panik te banorët.
Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra nga brigjet e Hualien, në një thellësi fokale 6 kilometra. Fatmirësisht, nga lëkundjet nuk u regjistruan të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë që për orë të tëra u ndjenë dhe tërmete të tjera më të vogla.
Tajvani shpesh goditet nga tërmetet, pasi ky ishull gjendet pranë vendit ku takohen dy pllaka tektonike. (A2 Televizion)