
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaroi në “Absolut 4” dhe çështjen se nëse do të votojnë të infektuarit me koronavirus më 25 prill, që sipas të dhënave raportohet të jenë mbi 27 mijë.
Kjo çështje sipas ministres është duke u diskutuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nëse do të ketë një vendimmarrje, ministria dhe ISHP do të hartojnë protokollet që ky proces të zhvillohet në mënyrën e duhur.
“Aktualisht është duke u bërë një diskutim dhe KQZ ka kërkuar ekspertizë nga ISHP ku po hartohet një protokoll se si do të bëhet, organizohet procesi për votimin e personave të infektuar. ISHP po punon. Mesa di KQZ nuk ka pasur ende një vendim për sa i përket personave të prekur nga Covid. Kjo është një çështje që i përket KQZ dhe Ministria e Shëndetësisë dhe institucioneve të saj është i gatshëm të hartojë protokollet në bazë të vendimeve”, tha ministrja në “Absolut 4”. (A2 Televizion)